SHNETA

Pyetjet e shpeshta

Pyetjet që na bëhen më shpesh. Nëse e jotja nuk është këtu, na shkruaj.

Porosia

  • Si e bëj një porosi?

    Shto produktet në shportë, plotëso adresën dhe numrin e telefonit, dhe zgjidh pagesën në dorëzim. Nuk të duhet llogari.

  • A mund ta anuloj porosinë?

    Po, derisa të dalë nga depoja. Hyr te porositë e tua ose përdor kërkimin e porosisë me numrin dhe email-in.

Dërgesa

  • Sa zgjat dërgesa?

    1–3 ditë pune brenda Kosovës.

  • Sa kushton dërgesa?

    2 € standarde, falas për porositë mbi 30 €.

Pagesa

  • A paguaj në dorëzim?

    Po. Pagesa në dorëzim është mënyra e vetme e pagesës për momentin — paguan me para në dorë kur ta marrësh paketën.

  • A lëshoni faturë?

    Po, fatura vjen bashkë me paketën dhe çmimet përfshijnë TVSH-në.

Produktet

  • A janë produktet origjinale?

    Po. Furnizohemi vetëm nga distributorë të autorizuar dhe çdo produkt ka listën e plotë të përbërësve në faqen e tij.

  • A mund t'i kthej produktet?

    Po, brenda 14 ditësh, nëse paketimi është i pahapur. Na shkruaj dhe ta organizojmë kthimin.

Llogaria

  • A më duhet llogari për të blerë?

    Jo. Mund të porosisësh si vizitor. Llogaria ruan adresat dhe historikun e porosive.

  • Si e ndryshoj fjalëkalimin?

    Te Llogaria → Cilësimet, ose përmes lidhjes „Harrova fjalëkalimin” në faqen e kyçjes.

Pyet drejtpërdrejt